Alb'swiss TV
Showbiz

Pamje nga pritja madhështore që ju bë djalit të Shkurte Gashit

pamje-nga-pritja-madheshtore-qe-ju-be-djalit-te-shkurte-gashit

Shkurte Gashi pagëzon djalin e saj me emrin “Mal”, mirëpritet ngrohtë në shtëpi pas lindjes.

Të hënën, këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e mbajti larg syrit të mediave gjithë periudhën e shtatzënisë së saj, teksa nuk ka preferuar të deklarohet as pas momentit të lindjes.

E teksa po shijon periudhën më të bukur, këngëtarja Gashi është mirëpritur të mërkurën në shtëpinë e saj në një ambient të rregulluar enkas dhe shumë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjes foshnjës së porsalindur.

Këngëtarja ka vendosur ta pagëzojë djalin e saj me emrin “Mal”, e ndërsa edhe shumica e zbukurimeve ishin të atilla, që i uronin mirëseardhjen në shtëpi vogëlushit të porsaardhur në jetë.

Ka qenë njëra ndër kompanitë dekorative, ajo e cila ka zbuluar emrin e djalit të Shkurtes dhe njëherësh ambientet mikpritëse të realizuara për të.

Duket se ka qenë pikërisht shtatzënia ajo e cila e ka mbajtur Shkurte Gashin më të distancuar sivjet nga muzika.

Edhe në rrjetet sociale, ajo ka treguar një aktivitet shumë të ulët dhe rrallë herë ka publikuar fotografi nga jeta personale ose profesionale e saj.

Të ngjajshme

Me fustan, frizurë, e grim të rëndë, Blerona sonte po duket ‘nusja’ më e bukur

albswiss.com

Gold AG e Ermira marrin vendimin e papritur pak ditë pas lindjes së djalit

albswiss.com

Ministrja Dumoshi i del në mbrojtje aktores Adriana Matoshi

albswiss.com