Alb'swiss TV
Lajme

Pamje: Si nisi e ku përfundoi përplasja fizike e deputetëve në Kuvend

pamje:-si-nisi-e-ku-perfundoi-perplasja-fizike-e-deputeteve-ne-kuvend

Si nisi dhe ku përfundoi përplasja fizike e deputetëve në Kuvend.

Pas debatit në Kuvendin e Kosovës rreth çështjes së personave të pagjetur, është tensionuar situata brenda sallës ku mbahen seancat plenare.

Duke u përplasur fizikisht janë parë shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputetë të Lëvizjesh Vetëvendosje.

Krejt kjo ka ndodhur pas një përplasje fjalësh në mes të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe deputetëve të Vetëvendosjes, ku këta të fundit i thanë se ai nuk ka të drejtë të flasë për çështjen e personave të pagjetur.

Në fund, deputetja Saranda Bogujevci, inicuesja e interpelancës, pati një debat edhe me një prej deputetëve të LDK-së.

“Për çka me më ardhë marre, ti mos ma përmend mua familjen zotëri sepse nuk ke të drejtë, ti nuk ke të drejtë me folë për familjen time, rri qaty ulu”, tha ajo.

Gjatë fjalës së Bogujevcit, kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci kërkoi nga deputetët që të lejojnë zhvillimin normal të seancës.

“Ulu në vend dhe mos e pengoni fjalë deputeten. Ulu dhe mos bërtini, mos filni kot, ka të drejtë me rregullore, mirë mëshoji tavolinës edhe ti nëse don mos po folni fjalë kot, tha Nagavci.

Derisa për disa minuta është pritur që të qetësohet situata, kryesuesja e Kuvendit është detyruar ta ndërpres seancën, duke mos arritur që deputetja Bogujevci ta përfundojë fjalinë e saj si propozuese e debatit.

Përplasjet në Kuvend nisën gjatë debatit për personat e pagjetur, ku sipas deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria e Kosovës ka dëmtuar këtë proces më zotimet e 4 shtatorit në Uashington ku të zhdukurit barazohen me të zhvendosurit.

Seanca do të vazhdojë në 15:30, pas pauzës.

Të ngjajshme

Policia jep detaje: Viktima u qëllua në veturë, i dyshuari është shtetas i huaj

albswiss.com

Njohësi i çështjeve juridike: Gjykata Kushtetuese ia ndalon Kurtit kandidimin për deputet

albswiss.com

Këto janë paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë

albswiss.com