Alb'swiss TV
Sport

Panikë të Milan, lëndohet Ibrahimoviç

panike-te-milan,-lendohet-ibrahimovic

Ishte lojtari me I mirë në fitorën e madhe që Milan e arritur kundër Napolit në Serie A.

Zlatan Ibrahimovic ka pësuar lëndim në fitoren e Milanit ndaj Napolit me rezultat 3:1 në Serie A.

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic shënoi dy herë në fitoren ndaj Napolit me rezultat 3:1, por u detyrua të largohet më herët duke shqetësuar “Rossonerët”.

Ishte minuta 78’ e ndeshjes, kur Ibra u detyrua të dalë nga fusha nga një problem muskulor.

Daniele Bonera zëvendësoi trajnerin Stefano Pioli dhe asistentin e tij, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 më herët gjatë javës.

Bonera duke folur për “Sky Italia” tha: “Nuk kemi informacion tani për tani, duket si një problem muskulor dhe do të vlerësojmë situatën në ditët e ardhshme”, transmeton lajmi.

Përndryshe, Milan pas fitores në xhiron e tetë ndaj Napolit, renditet në pozitën e parë me 20 pikë të argëtuara, ndërsa Ibrahimovic është top golashënuesi në Serie A me 10 gola.

Të ngjajshme

Xhudistja Laura Fazliu e mposht serben Anja Obradoqiv në Budapest

albswiss.com

Liverpool në garë për ta transferuar shënjestrën e Zidane

albswiss.com

A e kishte me Shaqirin? – Klopp çartet për skemën e gabuar në fund të ndeshjes

albswiss.com