Para ndeshjes me Manchester Unitedin, Milani merr lajme shumë të mira – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Para ndeshjes me Manchester Unitedin, Milani merr lajme shumë të mira

para-ndeshjes-me-manchester-unitedin,-milani-merr-lajme-shume-te-mira

Lajme të mira për Milanin para ndeshjes me Man Utd.

Pas disfatës kundër Napolit, është koha që Milani të shohë përpara dhe të përqëndrohet në Europa League. Të enjten do të përballet me Manchester United në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave.

Stefano Pioli, i cili pas “knockout”-it kundër napolitanëve foli për ndikimin e madh që patën mungesat e shumta, mund të buzëqeshë për një rikuperim të rëndësishëm.

Ismael Bennacer është kthyer në stërvitje me grupin dhe tashmë mund të futet në listën e lojtarëve për ndeshjen me “Djajtë e Kuq”.

Nga ana tjetër, duket i vështirë riftësimi i shpejtë i Zlatan Ibrahimovicit. Suedezi u stërvit pjesërisht me shokët e tij të skuadrës, më pas vazhdoi me ushtrime të personalizuara.

Bennacer ka qenë jashtë që prej 13 shkurtit për shkak të një dëmtimi të muskujve, duke humbur pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe dy të fundit të Europa League.

Ibra mund të synojë ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës, por stafi i kuqezinjve të mos rrezikojnë djegien e fazave dhe të synojnë ta rikthejnë atë në 100% të formës direkt pas ndeshjeve të të përfaqësueseve.

Situata është e ngjashme për Mario Mandzukicin, që gjithashtu mund të kthehet në fushë vetëm pas pushimit.

Romagnoli dhe Calabria gjithashtu bënë stërvitje të diferencuar. Gjendje e tyre fizike është në përmirësim e sipër, kështu që të dy do të përpiqen të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë të disponueshëm kundër Manchester United.

Të ngjajshme

Del Piero lavdëron Pirlon: U tregua i mençur që e la Ronaldon rezervë

albswiss.com

Pirlo u jep fund spekulimeve për të ardhmen e Ronaldos

albswiss.com

Liverpool – Chelsea, befasi në formacionet zyrtare

albswiss.com