Alb'swiss TV
Lajme

Paralajmërimet e VV-së nxisin reagimin e Mustafës: Sjellje banditeske, iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave

paralajmerimet-e-vv-se-nxisin-reagimin-e-mustafes:-sjellje-banditeske,-iu-nevojiten-vetem-edhe-bishtat-e-sakicave

Lëvizja Vetëvendosje ka paraljamëruar se nuk do të lejojë Driton Selmanajn në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për Periskopin, lidhur me paralajmërimet e Vetëvendosjes se do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të hyjë në Kuvend.

Z.Mustafa ka thënë se këto janë ‘sjellje jodemokratike dhe banditezke”. Ai ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”

“Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemoktatike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Ai ka folur edhe për deputeten e Vetëvendosjes, znj.Saranda Bogujevci, duke thënë se ‘ka respektin e plotë të tij”.

Z.Mustafa thotë se edhe Selmanaj e respekton znj.Bogujevci. “Të gjitha të tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë ai.

“Sa i përket deputetes Saranda Bogujevci, masakrimit të saj dhe të familjes Bogujevci nga serbët, ajo ka respektin e plotë timin, të Driton Selmanajt dhe të LDK-së. Të gjitha tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë Mustafa.

Të ngjajshme

Kreu i Graçanicës kërkon urgjentisht heqjen e billbordit me emblemën e UÇK-së

albswiss.com

Dyshohet për manipulim me lista tek ndihma e qeverisë për bizneset

albswiss.com

Dialogu i Brukselit nën hijen e zhvillimeve të Gjykatës Speciale

albswiss.com