Alb'swiss TV
Sport

Pas 4 orësh pengmarrje, lirohet futbollisti i njohur

pas-4-oresh-pengmarrje,-lirohet-futbollisti-i-njohur

Futbollisti i njohur tashmë është liruar, pas katër orësh pengmarrje.

Ish-mesfushori i Perugias dhe Lecces në Serinë A italiane, Christian Obodo ka kaluar momente tmerri pasditen e sotme, pasi është rrëmbyer, grabitur dhe mbajtur peng përreth 4 orë në vendlindjen e tij, Nigeri.

Pasi u la i lirë, 36-vjeçari tregoi me detaje ngjarjen, sesi pasi e kishin grabitur, e kishin futur më pas për plot 4 orë në bagazhin e një makine dhe e kishin dërguar në një pyll, para se ta lironin.

“Ishte një situatë e pakëndshme, pasi qëndrova për 4 orë në bagazhin e një makine, edhe pse temperaturat ishin shumë të larta. Rrëmbyesit më treguan se si kishin humbur para në baste, në një ndeshje futbolli të Nigerisë. Nuk më dhunuan e nuk më kërcënuan, por nuk e kuptoj pse dikush dëshiron që unë të përjetoj situata të tilla”, u shpreh Obodo.

Kjo nuk është hera e parë që 36-vjeçari bie pre e rrëmbimeve të tilla, pasi një situatë të ngjashme përjetoi edhe në vitin 2012, ndaj deklaroi se tani po merr në konsideratë largimin në emigrim.

Të ngjajshme

Paris Saint Germain mund të transferojë Kean me këtë çmim

albswiss.com

Mungesa të mëdha te Lazio: Immobile, Strakosha dhe Leiva mungojnë kundër Juventusit

albswiss.com

Lajm i keq për Lyonin, ylli i madh paralajmëron largimin

albswiss.com