Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Koeman flet edhe për largimin e mundshëm të Messit – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Koeman flet edhe për largimin e mundshëm të Messit

pas-eleminimit-nga-liga-e-kampioneve,-koeman-flet-edhe-per-largimin-e-mundshem-te-messit

Barcelona është eleminuar mbrëmë nga Liga e Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, komentoi ndeshjen ndaj Parisit dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e dytë mes Barcelonës dhe PSG-së u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1.

Pas ndeshjes, Koeman në një deklaratë tha: “Jemi eliminuar, por largohemi me ndjenja të mirë. Ishim superior në pjesën e parë, skuadra ishte në formë shumë të mirë dhe meritonim diçka më shumë”, tha ai.

“Duhet të theksojmë qëndrimin e ekipit në këtë ndeshje”, shtoi Koeman.

Koeman tutje tregoi se janë të mërzitur por ajo çfarë u pa në fushë në këtë ndeshje, është shumë e rëndësishme.

Koeman: “PSG ka pasur efektivitetin në favor të tyre, veçanërisht në Camp Nou. Skuadra ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme, por gjithashtu duhet të kesh pak fat. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë tona.”

I pyetur nga gazetarët nëse është kjo një performancë që mund ta bindë Messin të qëndrojë? Leo e sheh që ekipi po përmirësohet me ndryshimet që bëjmë, lojtarë të rinj me cilësi dhe të ardhme të madhe po vijnë, kështu që nuk është çështje dyshimi për këtë ekip”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Bombë nga Italia: Ronaldo në Manchester United

albswiss.com

Beteja e ashpër në merkato Inter- Milan

albswiss.com

Inter i bën dhuratë Contes yllin 50 milionësh të Serie A

albswiss.com