10.8 C
Geneva
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Pas fitores, Lukaku del me një deklarata të madhe, “tranon” tifozët e Interit

Lukaku thotë se Inter dëshiron të përmirësohet.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thotë se dëshiron të përmirësohet dhe nuk mendon për garën për Këpucën e Artë ndaj CR7.

Belgu ka vetëm një gol më pak se portugezi, derisa Interi arkëtoi pikët e plota ndaj Genoas, përcjellë lajmi.net.

Lukaku tha se janë duke u përmirësuar dhe duhet të vazhdojnë me këtë seri për të fituar titullin.

“Jemi duke u përmirësuar, jemi në krye të tabelës. Është ndjenjë e mirë, por duhet të vazhdojmë”.

“Kemi pësuar disa humbje në këto lloj ndeshje edicionin e kaluar dhe duam të përmirësohemi. Jam i lumtur me fitoren. Duhet të fokusohemi për Parman, nuk do jetë ndeshje e lehtë”.

“Duhet t’i tregojmë kundërshtarëve se jemi këtu. Kemi shënuar tri herë dhe mbajtur portën e paprekur, perfektë”, tha ai.

Pastaj i pyetur për Cristiano Ronaldon dhe garën për golashënuesin numër një, Lukaku tha se synon vetëm të fitoj me Interin.

“Gjithmonë mendoj vetëm për fitore. Jam në momente të mira të karrierës, por Inter është gjëja që ka rëndësi”, përfundoi ai.

Momentalisht, Lukaku ka shënuar 18 gola, një më pak se CR7.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img