17.1 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Pas Kampionatit Evropian, Joachim Low do të largohet nga Gjermania

Joachim Low do të largohet nga Gjermania pas Kampionatit Evropian.

Për futbollin gjerman po përfundon një epokë. Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirën ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020.

Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes: Löw do të tërhiqet pasi të tentojë fitimin e një tjetër trofeu të rëndësishëm në krye të “Mannschaft”, pas suksesit në Kupën e Botës Brazil 2014 dhe në Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Gjermania e Low arriti gjithashtu deri në finale e Euro 2018, ku u mposht nga Spanja.

Trajneri nga Frieburgu, u emërua në stafin e përfaqësueses gjermane fillimisht si ndihmës i Jurgen Klinsmannit, pastaj si trajner kryesor që nga viti 2006. Mbretërimi i tij zgjati 15 vjet.

Me Low të stol, Gjermania gjithmonë ka arritur të paktën gjysmëfinalet nga viti 2008 deri në 2016-tën. Në finalet e botërorit të fundit, në Rusi, Gjermania e Low u eliminua që në fazën e grupeve, duke marrë shumë kritika.

Kontrata e Low skadonte në vitin 2022, por ai ka vendosur të tërhiqet menjëherë pas Europianit. Pasardhësi i tij ende nuk është vendosur nga Federata Gjermane e Futbollit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img