Alb'swiss TV
Lajme

Pas kritikave për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren, reagon Bekim Jashari

pas-kritikave-per-shtatoren-e-adem-jasharit-ne-prizren,-reagon-bekim-jashari

Bekim Jashari reagon pas kritikave për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren.

Familja Jashari nga Prekazi ndihet falënderuese që në Ditën e Flamurit kosovarët po mendojnë për të bëmat e paraardhësve të tyre.

Nipi i Adem Jasharit ka folur pas kritikave rreth shtatores së komandantit legjendar e cila u zbulua sot në Prizren.

“Ne shqiptarët jena mësuar veç kritika me dhënë gjithë”, nisi Jashari.

“Unë mendoj se sot e ka pasur vlerën e vetë, simbolikën e vetë në këtë datë të caktuar, në ditëlindjen e tij, në ditën e Flamurit. Unë isha atje dhe i falënderova të gjithë edhe skulptorin për punën që ka bërë”, tha Jashari në Kanal10.

Ai tregoi se ishte pak mbi 18 vjeç kur u nda nga axha për të marrë rrugën e Gjermanisë.

“E ka simbolikën e vetë dhe nuk kisha dashtë me u marrë shumë me thashethemet e njerëzve”, tha Jashari.

Të ngjajshme

Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet kombësoren

albswiss.com

Shifrat alarmante të të infektuarve me koronavirus, reagon kryetari i Prishtinës

albswiss.com

OBSH-ja nuk e rekomandon, vazhdon trajtimi i pacientëve me ilaçin Remdesivir

albswiss.com