Alb'swiss TV
Lajme

PDK me përgjigje të menjëhershme për Konjufcën në lidhje me koalicionin

pdk-me-pergjigje-te-menjehershme-per-konjufcen-ne-lidhje-me-koalicionin

PDK i përgjigjet Konjufcës për koalicion, thonë se është herët që të flasim për këtë temë.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca rreth koalicionit me këtë parti.

Bytyçi ka thënë se është herët të flitet për koalicione.

“Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien. Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë. Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se “është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për ‘mashtrimin e madh’ të 6 Tetorit”.

“Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa”, shtoi ai.

Të ngjajshme

539 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

albswiss.com

Hajnat tentuan ta plaçkisin me eksploziv një bankë në Ferizaj, detaje rreth rastit

albswiss.com

Mustafa përkujton veprimtarin Ukë Bytyçi

albswiss.com