Alb'swiss TV
Lajme

PDK thotë se Etem Arifi e ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

pdk-thote-se-etem-arifi-e-ka-votuar-edhe-glauk-konjufcen-per-kryetar-te-kuvendit.

PDK: Etem Arifi e ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës është përfshirë në debatin Qeveri-LVV për votën e deputetit Etem Arifi në seancën ku Avdullah Hoti u emërua kryeministër, raporton Gazeta Express.

Kjo cështje tashmë është dërguar për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, e dje është mbajtur një seancë publike për këtë rast.

Në këtë debat janë përfshirë edhe PDK-ja që thonë se deputeti Etem Arifi që momentalisht është në burg kishte votuar edhe për Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit.

“Deputeti Ethem Arifi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar 4 raunde bisedime që të marrin votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti! Nuk janë pajtuar për pozita! Për më shumë deputeti Arifi ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit! A po tingëllon dyftyrësi e Lëvizjes”, ka shkruar anëtari i këtij subjekti, Ilir Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Kamenica nuk i bindet vendimit të Hotit , e bën pushim të hënën

albswiss.com

Goditet për vdekje një këmbësor në Prizren, policia prangos vozitësin

albswiss.com

Isa Mustafës reagon pas arrestimit të Jakup Krasniqit

albswiss.com