3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Pedri shokon Realin, tregon çka ndodhi kur e veshi fanellen e këtij klubi para se t’i bashkohej Barcelonës

“Kur e vesha fanellën e Realit, e shikova stemën dhe ndjeva që diçka nuk po shkon”

Pedri ka dhënë një intervistë për programin “Tu diràs” të RAC-1 ku ka folur për shumë gjëra.

Para se t’i bashkohej Barcelonës, ai fillimisht shkoi te Real Madridi.

Por, mesfushori i talentuar, që pas pak ditësh do të realizojë ëndrrën duke debutuar me Spanjën, tregoi atë që ndodhi.

“Në një intervistë e falënderova (personin që e bëri intervistën në Madrid dhe i thash jo). Kur e vesha fanellën dhe e pash stemën (e Real Madridit) ndjeva që diçka nuk është në rregull. Në fund, përfundova në ekipin që e dua”, tha Pedri.

18 vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutueshëm te Barça. Deri më tani ai ka bërë 41 paraqitje, ka shënuar 3 gola.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img