Alb'swiss TV
Lajme

Përgadituni, sot ndryshon moti

pergadituni,-sot-ndryshon-moti

Riga shiu dhe reshje bore, këto janë temperaturat për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Një grua 58 vjeçare plagoset në Podujevë

albswiss.com

Miftaraj: Ka dështuar përpjekja e Qeverisë për shuarjen e taskforcës anti-korrupsion

albswiss.com

Qeveria ndan 20 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

albswiss.com