KF Trepça reagon ndaj lojtarit të Prishtinës.
KF Trepça 89′ ka reaguar ndaj lojtarit të Prishtinës Lumbardh Dellova.
Trepça humbi ndeshjen ndaj Prishitnës e cila ishte e vlefshme për xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës. Mitrovicasit pësuan disfatë me rezultat 1-2, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, transmeton lajmi.net.
Lumbardh Dellova shënoi në min (52′) dhe Abazi min (90+6), ndërsa për Trepçën shënoi Muja (90+1′).
Ishte pikërisht futbollisti, Lumbardh Dellova, i cili nxiti klubin mitrovicas të reagojë në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook.
KF Trepça e cilësoi Dellovën si të pa edukatë, ku tha se gjestet e futbollistëve duhet të jenë pasqyrë për gjeneratat e reja.
“Turp të keni, Lumbardh Dellova bën gjestin e pahijshëm ndaj KF Trepçës”, u tha në deklaratë.
Lidhur me këto akuza, Prishtina nuk ka reaguar, por as Komisioni Disiplinor lidhur me këtë rast, por pritet që Komisioni të marrë një vendim lidhur me rastin e Dellovës.