Pirlo ende beson se Juventusi mund ta fitojë titullin në Serie A – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Pirlo ende beson se Juventusi mund ta fitojë titullin në Serie A

pirlo-ende-beson-se-juventusi-mund-ta-fitoje-titullin-ne-serie-a

Pirlo ende beson se Juventusi mund ta fitojë titullin në Serie A.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka këmbëngulur se skuadra e tij ende ka mundësi ta fitojë titullin në Serie A, megjithëse Interi është shkëputur në krye të tabelës.

Juventusi u ndal me një barazim 1:1 nga Hellas Verona në fundjavë dhe synon të rikthehet në binarë në garë për titull, të martën kundër Spezias, transmeton Gazeta Express.

Interi është lider i tanishëm i Serie A me 56 pikë, 10 më shumë se Juventusi. Bardhezinjtë e kanë zhvilluar një ndeshje më pak, megjithatë.

Duke folur para ndeshjes me Spezias, Pirlo e pranoi se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë.

“Spezia po del të jetë e gatshme për Serie A, pasi po e përjeton një kampionat fantastik. Kjo skuadër ka arritur rezultate shumë të mira kundër ekipeve të mëdha, po ashtu, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, tha Pirlo.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse ne duhet ta vazhdojmë patjetër luftën për titull. Duhet ta bëjmë një ndeshje intensive nga fillimi deri në fund”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Pas rrahmanit edhe ky super mbrojtës do të mungojë kundër Suedisë

albswiss.com

Milanit i humb durimi me Donnarumman, e gjen zëvendësuesin e tij në Francë

albswiss.com

Merret vendimi: Me kaq ndeshje dënohet Rebic, gjobitet edhe Donnaruma

albswiss.com