Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka thënë se skuadra e tij ende mund ta fitojë çdo garë të mundshme sivjet.
“Zonja e vjetër” është 10 pikë prapa liderit të Serie A, Interit, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tani do të takohet me Lazion, që i ka fituar tri dhe i ka humbur dy nga pesë duelet e fundit në elitën e futbollit italian. Lazio është në pozitën e shtatë në tabelë.
Në sezonin e kaluar, Juventusi mposhti Lazion 2:1, në takimin e zhvilluar në “Juventus Stadium”.
“Kemi arritur finalen e Kupës së Italisë. Kemi mundësinë në Ligën e Kampionëve, dhe në Serie A do të luftojmë deri në fund për ta fituar kampionatin, deri kur matematika na lejon. Nëse kundërshtarët tanë nuk do të bëjnë gabime, do t’i përgëzojmë në fund të sezonit”, theksoi Pirlo në konferencën për shtyp.