fbpx
13.8 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Pirlo flet për të ardhmën e Ronaldos

Pirlo: Dua të shoh krenari dhe shpirt skuadre, Ronaldo mbetet në qendër të projektit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, duke folur para ndeshjes ndaj Cagliarit, ka shpalosur objektivat e skuadrës.

Juventusi pësoi shok ditë më parë kur u eliminua nga Porto në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.

Pirlo shpalosi objektivat e skuadrës dhe foli për gjendjen e Ronaldos, për të cilin u spekulua një rikthim në Real Madrid.

“Nesër do jetë një ndeshje e rëndësishme, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Dua të shoh krenari dhe shpirt skuadre, gjithmonë kam kërkuar të kemi entuziazëm”, tha ai.

“Sezoni ynë nuk ka përfunduar të mërkurën, kemi dëshirë dhe vullnet të madh, jemi Juventusi. Keqardhje që u eliminuam nga Liga e Kampionëve, por tani duhet të qasemi ndeshje pas ndeshje dhe të punojmë më shumë në stërvitje dhe të jemi më cinikë”, tha Pirlo.

Pirlo u përgjigj edhe për Ronaldon.

“Është mirë, i zhgënjyer sigurisht. Por është stërvitur mirë, mund të luajë. Largimi? Është normale të ketë zëra të tillë, ai është një person i rëndësishëm dhe gjithmonë flitet për të, por gjithmonë ka bërë mirë”, shtoi ai.

“Është e vërtetë që flitet për projekt me të rinjtë, por në këtë projekt është janë të inkuadruar Ronaldo, Buffon, Chiellini dhe Bonucci”, përfundoi Andrea Pirlo.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img