Departamenti sulmues i Milanit do të rinovohet pas pushimit ndërkombëtar me lojtarët në gjendje të plotë.
Edicioni i sotëm i il Corriere dello Sport ka hipotezuar sesi sulmi i Milanit do të ndryshojë me kthimin e Zlatan Ibrahimovic në fushë, pasi suedezi duhet të kthehet nga problemi i tij në kohë për t’u përballur me Hellas Veronën.
Gazeta pretendon se Ibrahimovic do të luante si sulmues, duke marrë vendin e Ante Rebic i cili e zuri këtë rol në mungesë të 40-vjeçarit dhe ndërsa Olivier Giroud ishte jashtë, përcjell ORAinfo.
Francezi dhe suedezi do të alternojnë në rolin e sulmuesit qendror në 4-2-3-1 ndërsa Rebic dhe Rafael Leao do të kthehen në një betejë për rolin e sulmuesit të majtë.
Pastaj është Brahim Diaz për rolin e mesfushorit sulmues, ndërsa Junior Messias mund të jetë zëvendës i tij, dhe ai mund të luajë edhe në krahun e djathtë, ku Alexis Saelemaekers duket se e ka zënë vendin e tij. /ORAinfo/