Portieri i Wolves lëndohet keq, largohet nga fusha me maskë oksigjeni – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Portieri i Wolves lëndohet keq, largohet nga fusha me maskë oksigjeni

portieri-i-wolves-lendohet-keq,-largohet-nga-fusha-me-maske-oksigjeni

Lëndim i tmerrshëm i Patricios, largohet nga fusha me maskë oksigjeni.

Portieri i Wolves, Rui Patricio u detyrua të largohet nga fusha me maskë oksigjeni pas një incidenti me bashkëlojtarin Conor Coady.

Portugezi u godit në fytyrë nga gjuri i mbrojtësit derisa provonte ta ndalonte Mohamed Salah që të realizoi golin.

Kjo goditje ishte mjaftë e rëndë për Patricion që u dërgua jashtë fushe në 13 minutat e fundit.

33-vjeçari u trajtua për disa minuta në fushë nga stafi mjekësorë, pastaj u largua me maskë oksigjeni.

Trajneri i Wolves, Nuno Santo dhe stafi i tij shikuan këtë lëndim të tmerrshëm me fytyrë mjaftë të shqetësuar.

Të ngjajshme

Napoli me shumë mungesa ndaj Milanit

albswiss.com

Hernandez shkëlqeu, këto janë notat e lojtarëve Roma 1-2 Milan

albswiss.com

Lukaku te Chelsea?

albswiss.com