Alb'swiss TV
Lajme

Presidenca reagon pasi djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë

presidenca-reagon-pasi-djali-i-haxhi-shales-emerohet-konsull-ne-prage

Reagojnë nga presidenca pasi djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë.

Këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit, Artan Murati ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës është emëruar konsull në Pragë.

Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.

“Për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga me të ndryshmet ne diplomaci, kundrejt sulmeve te vazhdueshme në shume fronte nga shtete që kundërshtojnë ekzistencën tone, duhet mbi te gjitha dije e profesionalizëm”, thotë ai.

Këshilltari i Osmanit thotë se kjo nuk është e mundur nëse nëpërkëmben profesionistët.

Diplomacia “kry’ per kry’” nuk i bene nder askujt, e sidomos jo shtetit te Kosovës. Kjo praktike është e pa tolerueshme, dhe nuk do te lejohet e as përkrahet në asnjë rrethanë”, ka shtuar ai.

Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, Flakron Shala është emëruar konsull në Pragë.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, derisa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen.

Të ngjajshme

Humbi katër anëtarë të familjes, rrëfimi i djalit të Blerim Avdijajt: Ndihem sikur jam në një film të keq horror

albswiss.com

Sot, mot i ndryshueshëm

albswiss.com

Ja kur priten të vijnë vaksinat anti-covid në Kosovë

albswiss.com