Alb'swiss TV
Lajme

Presidenti serb vetë i katërti ka kërkuar leje që sot ta vizitojë Kosovën, MPJ thotë se nuk i lejojnë

presidenti-serb-vete-i-katerti-ka-kerkuar-leje-qe-sot-ta-vizitoje-kosoven,-mpj-thote-se-nuk-i-lejojne

Vuçiq vetë i katërti ka kërkuar leje që sot ta vizitojë Kosovën, MPJ thotë se nuk i lejojnë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.

Të ngjajshme

Sokol Dobruna: Të pabaza akuzat e Speciales – ushtarët kishin udhëzim të mos vepronin jashtligjshëm

albswiss.com

Shqiptohen rreth 400 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

albswiss.com

10 mijë euro vidhen në një supermarket në Rahovecë

albswiss.com