Shtohen problemet për Liverpool.
Robert Firmino pritet të humbasë ndeshjen e Liverpoolit ndaj RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën The Reds do të luajnë ndaj Leipzigit për ndeshjen e dytë të 16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.
Liverpool po ka probleme të shumta këtë sezon sa i përket lëndimeve dhe një tjetër lojtar nuk pritet të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Firminio, i cili nuk ishte në seancën e fundit stërvitore me klubin.
Paul Joyce, gazetar i The Times, konfirmoi se lëndimi i gjurit i Firminos duket se ka vazhduar, duke e bërë atë të humbasë stërvitjen.
Në anën tjetër, lajm i mirë për Jurgen Klopp është rikthimi i Ozan Kabak.