Dzek do humbasë tre ndeshje.
Roma do të jetë pa sulmuesin e saj, Edin Dzeko për tre ndeshjet e ardhshme.
AS Roma ka marrë lajmin e keq se kapiteni, Edin Dzeko, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Bragas në Europa League.
Dzeko doli nga loja në pjesën e dytë, shkaku i problemeve fizike por pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar se boshnjaku ka pësuar lëndim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së majtë.
Dzeko do jetë jashtë gjatë dy javëve të ardhshme.
Ndeshjet të cilat do të mungojë ai janë, Milan, Fiorentina dhe Genoa.