Alb'swiss TV
Lajme

Prokurorja Speciale kërkon që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit të ardhshëm

prokurorja-speciale-kerkon-qe-gjykimi-ndaj-krereve-te-uck-se-te-nis-ne-veren-e-vitit-te-ardhshem

Ka nisur seanca në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Prokurorja Speciale ka thënë se e kanë njoftuar mbrojtjen me të gjitha materialet, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se për mbrojtjen nuk duhet të jetë befasi çështja.

“Sa i përket hetimeve, disa masa hetimorë janë në vazhdim e sipër. Një numër i këtyre hapave kryhen vetëm kur çështje të bëhet publike. Për shembull kontrollimi që u bë gjatë arrestimit të të akuzuarve, një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij veprimi. Prokuroria përpiqet që procesi i nxjerrjes së materialeve të kryhet në një formë që nuk e paragjykon mbrojtjen. Do të informojmë gjykatën dhe palët. Brenda javëve që vijnë atyre do t’u dorëzohen një vëllim I konsiderueshëm i materialeve”, tha ajo.

Ajo përmendi verën e vitit 2021 si afat kur do të nis gjykimi i kësaj çështjeje.

“Të gjitha këto nxjerrje materialesh do të diskutohen më vonë. Vet aktakuza përmbanë pretendime të detajuara për akuzat. Në këtë moment, dhe duke u nisur nga hollësitë, për sa i përket aktakuzave duhet të bëhen edhe disa redaktime. Duhet të ndjekim urdhërin e juaj për masa mbrojtëse. Në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Nga informacioni që ka mbrojtja, çështja nuk është një befasi për mbrojtjen ngase ka material të bollshëm. Për mendimin e ZPS-së nuk ka arsye që gjykimi i kësaj çështjeje të fillojë në verën e vitit 2021”, ka thënë ai.

Të ngjajshme

Goran Rakiq theu heshtjen zgjedhore, LVV ankohet në PZAP

albswiss.com

Vdes nga koronavirusi profesori në moshën 35 vjeçare: Brenda 3 jave i kishin vdekur nëna dhe gjyshja

albswiss.com

Masat e reja, a do të ketë lehtësime pas ardhjes së mërgimtarëve?

albswiss.com