Timo Werner nuk dëshiron të largohet nga Chelsea. Mediat angleze kanë raportuar të premten se sulmuesi gjerman dëshiron të qëndrojë në Londër.
Werner ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
Por përkundër kësaj, Werner u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të mbetet në skuadër.
Werner ka bërë të ditur se do të luftojë për të siguruar një vend në formacionin bazë të trajnerit, Thomas Tuchel.
25-vjeçari këtë sezon ka luajtur 208 minuta në Premier League.