Alb'swiss TV
Lajme

QKUK jep detaje për 29-vjeçaren shtatzënë që vdiq sot nga koronavirusi

qkuk-jep-detaje-per-29-vjecaren-shtatzene-qe-vdiq-sot-nga-koronavirusi

Vdekja e 29-vjecares shtatzënë, QKUK’ja tregon për përkeqësimin e gjendjes së saj.

Zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu, ka treguar detaje lidhur me vdekjen e 29-vjeçares shtatzënë nga Covid-19.

Fazliu ka thënë për Express se e vdekura është nga Komuna e Prizrenit.

Tutje, Fazliu ka treguar se pasi ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 ishte pranuar në Klinikën Infektive, e më pas pas komplikimeve, shtatzëna ishte transferuar në njësinë intensive ‘Covid’

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, ka sqaruar Fazliu.

Ai gjithashtu tregoi se stafi shëndetësorë bëri përpjekje maksimale për ta shpëtuar 29-vjeçaren, megjithatë pas disa ditësh mjekimi, ajo nuk mbijetoi.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, tha Fazliu.

Të ngjajshme

Gjermania i njeh testet për koronavirus të bëra në Kosovë

albswiss.com

Veliu i prin listës së gjashtë kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Podujeva

albswiss.com

BE hesht për deklaratat e Vuçiqit, por i jep kohë dialogut

albswiss.com