Alb'swiss TV
Lajme

Qytetarët presin ndryshim, interesim i madh për të votuar në Podujevë

qytetaret-presin-ndryshim,-interesim-i-madh-per-te-votuar-ne-podujeve

Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët presin ndryshim.

Me kohë dhe me gjitha përgatitjet e nevojshme ka nisur votimi edhe në gjimnazin “Aleksandër Gjuvani” në Podujevë. Në këtë qendër votimi, interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese ka qenë i madh. Ndërkohë janë shprehur për KosovaPress, se pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve janë për ndryshime. E këtë mëngjes është parë edhe respektim i masave anti-COVID 19.

Kryesuesi i qendrës, Naim Saliu, u shpreh i kënaqur me procesin e hapjes së votimit dhe respektimin e masava anti-Covid.

“Procesi ka filluar mbarë, gjitha kutitë e votimit janë hapur me kohë dhe votuesit veçse kanë filluar të votojnë. Për momentin nuk është lajmëruar ndonjë mungesë. Numri total është 3560 votues në katër vendvotime në këtë qendër, masat janë duke u respektuar mirë, po besoj dhe shpresoj që të vazhdoj kështu edhe gjatë ditës”, ka thënë Saliu.

E qytetari Bajram Tahiri pasi e kreu obligimin e tij qytetarë, tha se po shpresojmë për ndryshime në menaxhimin e komunës së Podujevës.

“Procesi i votimit shkojë mirë, gjithçka në rregull shpresojmë që të rregullohet diçka në komunën tonë. Pritshmëritë tona janë më shumë për ndryshime, ndryshime që të bëhet më mirë, pasi nuk ka qenë mirë”, tha ai.

Qytetari tjetër u shpreh më këmbëngulës në kërkim të ndryshimeve.

“Me krye një obligim qytetarë edhe po shpresojmë për ndryshime, për asgjë sidomos në Llap “zibidi” krejt shkret as me udhëheqje as hiç nuk jemi të kënaqur, hiç”, ka thënë një nga qytetarët.

Në zgjedhjet e sotme në komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku kanë të drejtë 87 mijë e 381 persona.

Kryetari i KQZ-së në Podujevë, Islam Demolli, për KP ka konfirmuar se qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe se të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë marrë.

Të ngjajshme

A do të jetë Abdixhiku kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës?

albswiss.com

Njofton Specialja, seanca e radhës do të zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

albswiss.com

Drejtori i Shpëtimit në Vushtrri jep detaje: Foshnja dhe dy persona jashtë rrezikut për jetë

albswiss.com