Alb'swiss TV
Lajme

Ramush Haradinaj e kujton Luanin në ditëlindjen e tij: Për ne mbete përherë 23 vjeç

ramush-haradinaj-e-kujton-luanin-ne-ditelindjen-e-tij:-per-ne-mbete-perhere-23-vjec

Haradinaj e kujton Luanin në ditëlindjen e tij: Për ne mbete përherë 23 vjeç.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luanin, në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Luani ka lindur dyzeteshtatë vite më parë, por se për ta, mbetet përherë njëzetetre vjeçar.

“Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë. Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, janë bërë 23 vjet nga rënia e Luan Haradinajt. Ai u vra në kufirin mes dy shteteve – rrugës nga Shqipëria në Kosovë.

Të ngjajshme

Vdes foshjnja 16 muajshe nga koronavirusi

albswiss.com

Vjosa Osmani mban fjalim para deputetëve të Shqipërisë: Ne ju jemi mirënjohës përjetë

albswiss.com

Dëgjohen të shtëna armësh në Prishtinë

albswiss.com