Alb'swiss TV
Lajme

Ramush Haradinaj nuk heq dorë, dëshiron të bëhet vetëm president

ramush-haradinaj-nuk-heq-dore,-deshiron-te-behet-vetem-president

Ramush Haradinaj dëshiron të bëhet vetëm president.

Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se kryetari i subjektit që ajo i takon nuk ka hequr dorë nga dëshira për president.

Më herët ishte bërë e ditur se AAK do të futet në zgjedhje me Haradinajn si kandidat për kryeministër, por Stublla tha se ai ende nuk e ka lënë dëshirën e tij për të qenë president i Kosovës.

“AAK demanton burimet e mediave që kinse Ramush Haradinaj ka heqë dorë nga kandidatura për President. AAK konfirmon qartë se synon udhëheqjen e Kosovës përmes Ramush Haradinajt si President i ardhshëm e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Haradinaj kishte bërë të ditur kandidaturën e tij për president të vendit para disa javëve.

Të ngjajshme

4 ditë pas rikthimit në krye të ATK-së, Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn

albswiss.com

Njoftim i rëndësishëm nga KQZ për votuesit kosovar

albswiss.com

Shqipëria siguron në janar vaksinat anti-Covid, arrin marrëveshje me Pfizer

albswiss.com