Alb'swiss TV
Lajme

Ramush Haradinajn nuk do të jetë kandidat i AAK-së për Kryeministër

ramush-haradinajn-nuk-do-te-jete-kandidat-i-aak-se-per-kryeminister

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj tha se lideri i partisë Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër. Selmanaj tha se fokusi i AAK-së është që pas procesit elektoral Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.

Zgjedhjet që pritet të shpallen do ta konstituojnë legjislaturën e re në Kuvend që më pas do ta zgjedhin qeverinë e re dhe presidentin e ri.

Kësaj radhe, për AAK-në fokus do të jetë posti i presidentit për liderin e tyre Ramush Haradinaj dhe jo ai i kryeministrit.

I pyetur nga Express nëse Haradinaj do të jetë zyrtarisht kandidat për kryeministër nga Aleanca, Selmanaj tha se kryetari i partisë do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër

“Ne shkojmë me bartës të listës me liderin tonë Ramush Haradinaj, do të thotë fokusi ynë është që Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës. Ai nuk është kandidat për kryeministër dhe tash për tash kështu është”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se tani për tani Aleanca do të hyjë në garën zgjedhore e vetme.

“Ne do të shkojmë me listë tonën me Aleancën, a mund të na bashkohet dikush mbetet mu pa, por tash për tash jemi vetëm si Aleancë”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka qenë i pari që publikisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës aktualisht është partner qeverisës me LDK-në dhe mban postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri.

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se qeveria Hoti është formuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe se zgjedhjet duhet të shpallen nga presidenti dhe të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes.

U.d së presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar sot se posa ta pranojnë aktgjykimin e plotë nga Kushtetuesja do ta caktojnë datën e zgjedhjeve e që pritet të jetë fundi i muajit janar ose fillimi i muajit shkurt 2021.

Të ngjajshme

A po respektohen masat e reja anti-COVID në Mitrovicë?

albswiss.com

Vdes nga koronavirusi hoxha i njohur kosovar

albswiss.com

Zjarr në konvikte, detaje nga Qendra e Studentëve

albswiss.com