Alb'swiss TV
Lajme

Reagojnë nga OVL e UÇK-së pas vazhdimit të mandatit të Gjykatës Speciale

reagojne-nga-ovl-e-uck-se-pas-vazhdimit-te-mandatit-te-gjykates-speciale

Pas vazhdimit të mandatit të Speciales, reagojnë nga OVL e UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

Klinaku ka pohuar se kështu po veprohet pasi sipas tij, Kosova nuk ka deputetë, Avokat të Popullit dhe kryeministër.

“Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, thuhet në reagimin e Klinakut.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu konfirmoi se në pajtim me nenin 162(3) të Kushtetutës, kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Po kështu, Dhoma Kushtetuese theksoi se në pajtim me nenin 162(13) dhe (14) të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre, përfundon njoftimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Paralajmëroi mbylljen totale, Shpend Ahmeti i reagon Avdullah Hotit

albswiss.com

Në Kosovë gjatë 2020-së u infektuan me koronavirus 51,328 qytetarë

albswiss.com

Maloku: PDK-ja para se të futet në qeverinë Hoti, ka nevojë të “karantinohet”, në mënyrë që të pësoj një katarsis social

albswiss.com