Los Blancos nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Real Madrid, po dëshiron të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans zbulon El Nacional.
Belgu, 24 vjeç, është ende nën kontratë në King Power Stadium deri në vitin 2023, por mund të jetë i disponueshëm për rreth 55 milionë euro vitin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.
Real e sheh Tielemans si një zëvendësim të mundshëm afatgjatë për Casemiro, i cili mbushi 29 vjeç në shkurt./ORAinfo/