Alb'swiss TV
Sport

Real Madrid – Mbappe, vjen lajmi i hidhur nga Franca

real-madrid-–-mbappe,-vjen-lajmi-i-hidhur-nga-franca

Reali e ka të vështirë ta financojë transferimin e Mbappe.

Para çdo afati kalimtar spekulohet se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini për një mega-transferim te Real Madridi.

Mirëpo, sipas Le Parisien, tifozët e Los Blancos duhet akoma të presin, pasi që transferimi nuk do të ndodhë në verën e ardhshme.

Pandemia e coronavirusit u ka shkaktuar humbje të madhe klubeve, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Loso Blancos.

Për këtë arsye, klubi spanjoll nuk mund ta financojë një transferim eventual të anësorit francez në sezonin e ardhshëm.

Reali është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për shitjen e lojtarëve apo përfshirjen e tyre në marrëveshje, mirëpo akoma nuk e ka gjetur formulën e duhur që ta ketë në skuadër Mbappen.

Të ngjajshme

Me përmbysje të madhe, Interi e mposht Torinon në Serie A

albswiss.com

Kërkohet nga Juventusi dhe City, Sassuolo s’e lejon shitjen e yllit të skuadrës

albswiss.com

Këta janë lojtarët që nuk do t’i shohim këtë vit në Ligën e Kampionëve

albswiss.com