Alb'swiss TV
Sport

Real Madrid me mungesa të mëdha kundër Villarealit

real-madrid-me-mungesa-te-medha-kunder-villarealit

Real Madrid pa Benzeman, Casemiron dhe Ramosin kundër Villarrealit, kthehet Carvajal.

Real Madrid ka udhëtuar për në Villarreal për ndeshjen në stadiumin “Ceramica”.

Zinedine Zidane ka emëruar 20 lojtarë për sfidën me Villarrealin që zhvillohet këtë të shtune nga ora 16:15.

Dani Carvajal është rikthyer dhe padyshim, pas dy muajsh mungesë – është lajm fantastik për Los Blancos.

Por, Reali kundër skuadrës së Unai Emery luan me shumë mungesa, pa Karim Benzenan, Luka Jovicin, Casemiron, Sergio Ramosin dhe Militaon, raporton Gazeta Express.

Benzema dhe Ramos janë të dëmtuar, kurse Casemiro dhe Militao nuk janë ende gati pasi sapo janë kthyer pas dy javësh izolim për shkak të COVID-19.

Skuadra e REAL MADRID:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.

Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho,

Marcelo, F. Mendy dhe Chust.

Mesfushorë: Kroos, Modrić, Ødegaard, Isco dhe Aranda.

Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas V., Vini Jr., Mariano dhe Rodrygo.

Të ngjajshme

Befason Inzaghi, zgjedh trajnerët dhe sulmuesin më të mirë të vitit 2020 në Serie A

albswiss.com

Ylli i Manchester Cityt infektohet me koronavirus

albswiss.com

Manchester City e nis mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, mposht Porton

albswiss.com