Alb'swiss TV
Sport

Reali prinë garën për yllin e madh

reali-prine-garen-per-yllin-e-madh

Skuadra e Real Madridi prinë garën për lojtarin e njohur.

Real Madridi është duke prirë garën para klubeve tjera të mëdha për transferimin e sulmuesit të Villarrealit, Samu Chukwueze.

Chukwueze ka shkëlqyer në edicionin e fundit, derisa edhe në këtë sezon është duke përformuar mjaftë mirë, andaj është normale që pëlqehet nga top klubet evropiane.

Sipas La Razon, Manchester United, Leicester City, Everton, Chelsea, Liverpool dhe Wolves janë duke vëzhguar 21-vjeçarin, derisa “Los Blancos” shihen si favorit.

Klauzola e lirimit së nigerianit është 80 milionë euro, por thuhet se Reali do bëjë ofertë të dyfishtë, meqenëse dëshiron edhe transferimin e Pau Torresit.

Thuhet se gjiganti spanjoll është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për dy bashkëlojtarët, duke marrë parasysh pandeminë e COVID-19 që ka ndikuar në gjendjen financiare.

Të ngjajshme

Muriqi bën gati valixhet, ky është lajmi i fundit

albswiss.com

Pas interesimit të Manchester Unitedit, vjen reagimi nga Coman

albswiss.com

Mësohen kundërshtarët e Barcelonës dhe Real Madridit në Copa del Rey

albswiss.com