Alb'swiss TV
Sport

Rekord i ri i Barcelonës në Champions

rekord-i-ri-i-barcelones-ne-champions

Barcelona regjistron një rekord të ri në Champions.

Barcelona arriti një rekord historik në sfidën e mbrëmshme ndaj Ferencvaroshit të Myrto Uzunit, të zhvilluar në Budapest.

Katalanasit triumfuan me rezultatin 0-3, teksa goli i tretë u shënua nga Dembele në minutën e 28-të.

Me penalltinë e shndërruar në gol nga futbollisti francez, Barcelona u bë klubi i parë në histori, që arrin të marrë 5 penallti në 5 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit e drejtuar nga Koeman, kanë arritur t’i shndërrojnë të gjitha 11-metërshat në gola.

Dëshmitar i këtij rekordi ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, i cili qëndroi në fushën e lojës për 71 minuta, por pa arritur të lërë gjurm.

Të ngjajshme

‘Fshesa’ e Klopp, largon gjashtë lojtarë në janar

albswiss.com

Ky është kushti që duhet plotësuar që Thauvin të kalojë teskuadra e Milanit

albswiss.com

Largimi i Messit? – Çka mund të përfitojë Dembele

albswiss.com