Alb'swiss TV
Lajme

Rëndohet gjendja: 121 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës

rendohet-gjendja:-121-paciente-me-covid-19-po-trajtohen-aktualisht-ne-spitalin-e-pejes

121 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga ky numër i përgjithshëmm, tre prej tyre janë në respirator, 97 në oksigjeno terapi, teksa 15 nga ta në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë 7 Mjek, 6 Infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik.

Postimi i plotë:

121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe atë 7 Mjek, 6 Infermier dhe 6 punëtor të Shërbimit Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,255
analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.

Të ngjajshme

Nëse largohet kryesia, a kthehet Vjosa Osmani në LDK?

albswiss.com

Vuçiq: Sa të jem unë president, Serbia nuk do e njohë Kosovën

albswiss.com

Mësuesja publikon fotografin ku nxënësit në Ulqin bëjnë shqiponjën, vijnë reagim të ashpra nga atje

albswiss.com