Katër lojtarët të cilët Juventus dëshiron t’i transferojë.
Zonja e Vjetër do të fillojë një proces të rindërtimit në skuadër, ku shumë lojtarë mund të largohen në fund të sezonit.
Sipas Tuttosport, Juventus u ka hedhur sytë katër lojtarëve, të cilët konsiderohen si yjet e ardhshëm të futbollit, transmeton lajmi.
Julian Araujo i Los Angeles Galaxy, një mbrojtës i djathtë 19 vjeçar, po kërkohet nga Bianconerët gjatë muajve të fundit.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici po kërkon edhe transferimin e lojtarit të ri të Valencias, Jesus Vazquez. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe po kërkohet me ngulm nga Zonja e Vjetër.
E njëjta gjë vlen edhe për dy lojtarë të tjerë të La Ligas: Alexander Isak (Real Sociedad) dhe Youssef En-Nesyri, nga Sevilla