fbpx
-13 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

“Ringjallet” Milan, mposht Romën në udhëtim

Milan dëshmon se është në garë për titull.

Gara për titullin e Seria A, është ‘ringjallur’ me AC Milanin që arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Roma.

“Rossonerët” fituan me rezultat të ngushtë 1 – 2, edhe pse kishin raste të arta që të fitojnë me rezultat më bindës, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë ishte mjaftë interesante, me tri gola të anuluara dhe vetëm një gol të realizuar nga mysafirët.

Për pozitë jashtë loje, Milanit iu anuluan dy golat nga Tomori dhe Ibrahimovic, derisa edhe Romës iu anulua goli për shkak të një faulli në sulm.

Ishte Franck Kessie që zhbllokoi shifrat duke realizuar nga pika e bardhë (43′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Roma barazoi shifrat përmes Veretout që shënoi pas asistimit të Spinazzola (50′).

Mirëpo, gëzimi zgjati vetëm pak, meqenëse Milan realizoi përmes Ante Rebic që shënoi gol të bukur pas një goditje të fortë (58′).

Pas kësaj fitore, Milan rikthehet në garë për titull duke u renditur në pozitën e dytë me 52 pikë, derisa Roma gjendet në vendin e pestë me 44 sosh.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img