AC Milan, përballet me një negociatë të vështirë për ta bindur Alessio Romagnoli të zgjasë kontratën e tij me klubin.
Gianluca Di Marzio, raportoi se negociatat kanë filluar për rinovimin e kontratës së tij pasi Milani dëshiron të zgjasë marrëveshjen e tij. Menaxhmenti planifikon t’i bëjë atij një ofertë, por mbetet për t’u parë nëse konsiderohet e përshtatshme apo jo nga lojtari dhe agjenti i tij Mino Raiola,përcjell ORAinfo.
TMW raporton se marrëdhënia gjashtë-vjeçare midis Romagnoli dhe Milan mund të ndërpritet së shpejti, duke pasur parasysh skadimin e kontratës së mbrojtësit në qershor dhe vonesat që lidhen me negociatat për një zgjatje.
Gjatë muajve të fundit, lojtari ka humbur ndjenjën e rëndësisë brenda projektit të Piolit dhe kjo duket se ka ndikuar në palët e përfshira./ORAinfo/