19.7 C
Geneva
Friday, March 14, 2025

Ronaldo mund ta arrijë këtë rekord nesër

Ronaldo mund të arrijë një rekord nesër kundër Cagliarit.

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të arrijë një rekord të ri personal nesër në ndeshjen ndaj Cagliarit.

Juventusi udhëton nesër në Sardegna ku do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje në Serie A këtë sezon. Portugezi ka arritur të shënojë në 18 stadiume të ndryshme të skuadrave në kampionat.

Vetëm Sardegna Arena i ka mbetur pa shënuar gol. Nëse nesër 36 vjeçari arrin të shënojë, atëherë nuk do të mbetet asnjë stadium i skuadrave të Serie A pa pësuar nga ai.

Tani, fokusi i “Bianconerëve” është Scudetto dhe Coppa Italia, këtë e kanë konfirmuar edhe Ronaldo edhe trajneri Andrea Pirlo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img