Ronaldo po rikthehet në Real, Zidane befason me këtë deklaratë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Ronaldo po rikthehet në Real, Zidane befason me këtë deklaratë

ronaldo-po-rikthehet-ne-real,-zidane-befason-me-kete-deklarate

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Real Madrid.

Gazetari i njohur dhe i afërt me Real Madridin, Josep Pedrerol, dha lajmin e madh në ‘El Chiringuito de Jugones’ të enjten mbrëma se agjenti i CR7, Jorge Mendes, befasisht ka folur me drejtuesit e klubit për rikthimin e mundshëm të CR7.

Lidhur me këtë tani është pyetur edhe Zinedine Zidane, i cili ka vetëm fjalë të mira për njeriun që ka shkruar historinë me Realin.

Sido që të jetë, nuk ka dashur shumë të përzihet në këtë punë.

“E dimë se çfarë lojtari është dhe çfarë ka bërë dhe dashurinë që kemi për të. Këtu ai ka shkruar historinë, është i mrekullueshëm. Tani është lojtar i Juves dhe nuk mund të them asgjë më shumë për ato që thuhet. Është lojtar i Juves dhe duhet t’i respektoj këto gjëra”, u shpreh Zizu.

Të ngjajshme

Andrea Pirlo thotë se spekulimet për Cristiano Ronaldon janë normale

albswiss.com

Barcelona triumfon pastër ndaj Sevillës

albswiss.com

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve së FA Cup, ky do të jetë derbi më interesant

albswiss.com