Alb'swiss TV
Lajme

Rrahje e rëndë në Pejë, policia jep detaje rreth rastit

rrahje-e-rende-ne-peje,-policia-jep-detaje-rreth-rastit

Një rrahje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Pejë sonte rreth orës 21:00, ku dy prej tyre kanë rrahur një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ka ndodhur një rrahje rreth orës 21:00. Dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër, ia kanë thyer hundën. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Të njejtit mbeten në arrest”, deklaroi Elshani.

Elshani tutje shtoi se njësitet policore, për shkak të zhvillimit të hetimeve, kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e rastit.

Të ngjajshme

Ambasadori amerikan, prokurorëve kosovarë: Mos iu frikësoni llogaridhënies, përqafojeni atë

albswiss.com

Si do të votojnë të infektuarit me Covid-19 në zgjedhjet parlamentare?

albswiss.com

Kryetarja e KQZ-së: Presidenca s’ka kërkuar sqarime mbi vendimin për votimin e diasporës

albswiss.com