Alb'swiss TV
Lajme

Rrëfimi i gruas së Lavdrim Muhaxherit: Nuk e kam privuar nga jeta askënd

rrefimi-i-gruas-se-lavdrim-muhaxherit:-nuk-e-kam-privuar-nga-jeta-askend

Floresha Rasha është marrë në pyetje këtë të martë nga agjentet e Antiterrorit.

E rikthyer më 26 tetor nga Siria, Rasha është pyetur për mënyrën se si iku në Siri në vitin 2014.

Marrja në pyetje ndaj saj ka ndodhur në praninë e psikologëve, ku po ashtu pritet të pyeten edhe fëmijët.

Në dëshminë e saj Floresha mësohet të ketë thënë së nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se nuk ka vr’arë njeri.

“Nuk kam marrë pjesë në luftë, nuk kam vr’arë njeri. Gjatë qëndrimi tim në Siri jam plagosur. Unë në Siri kam shkuar nga Turqia dhe këtë e kanë mundësuar disa person që kam njohur në Tiranë”, është shprehur ajo.

Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u v’ra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente.

Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”, duke iu përgjigjur ligjeve të shtetit të Kalifatit.

Sakaq, vetë Rasha ka marrë plagë nga sulmet e marra në Siri dhe vazhdon të qëndrojë ende në karrige me rrota.

Të ngjajshme

Spitalet në Kosovë ngarkohen me pacientë të shtruar nga koronavirusi

albswiss.com

Si bëhen transfere nga Thesari i Kosovës?

albswiss.com

Blerta Deliu: Osmani tash militante e Kurtit dhe harroi gjithë vijën mbi të cilën është fuqizuar si politikane

albswiss.com