Alb'swiss TV
Lajme

Rrëfimi i Haradinajt për ditët kur ishte në Hagë: Ndjehesha i vetmuar, e i harruar

rrefimi-i-haradinajt-per-ditet-kur-ishte-ne-hage:-ndjehesha-i-vetmuar,-e-i-harruar

Haradinaj flet për ditët kur ishte në Hagë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për ndjenjën që kishte kur ishte i paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Haradinaj i ftuar në një emision në NEWS 24 tha se ka pasur ditë kur është ndjerë i vetmuar e i harruar, përderisa thotë se procesi ndaj tij ka zgjatur 8 vjet.

“Është vështirë me përshkru ndjenjë. Disa ditë ndjehesh i vetmuar, i harruar, e i lamë pas, një ditë ndjehesh sikur je në qendër të vëmendjes, e padrejtësive. Në këto procese duhet qëndrueshmëri”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se procesi i tij në Hagë ka zgjatur 8 vjet dhe sipas tij, ka pasur një kosto të lartë financiare.

Të ngjajshme

Në kërkim të veprave artistike, të cilave u janë humbur gjurmët

albswiss.com

Kush po i mbron ish-pjesëtarët e UÇK-së?

albswiss.com

A do të merret Shtëpia e Bardhë me marrëveshjen Kosovë-Serbi nëse Trump fiton mandatin e dytë?

admin