Alb'swiss TV
Sport

Rrezikon të humb sfidën ndaj Bayernit, Suarez vazhdon të jetë i prekur nga koronavirusi

rrezikon-te-humb-sfiden-ndaj-bayernit,-suarez-vazhdon-te-jete-i-prekur-nga-koronavirusi

Suarez vazhdon të jetë i prekur nga Covid-19, rrezikon të humb sfidën ndaj Bayernit.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez vazhdon të jetë i prekur nga COVID-19 dhe është në dyshime për ndeshjen e radhës kundër Bayern Munichut.

Uruguaiani pas dy jave ka rezultuar prapë pozitiv në analizat e koronavirusit.

Suarez ka qenë në formë të mirë nën urdhrat e Diego Simeones duke realizuar pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në La Liga.

Ndërsa, ka humbur tri ndeshjet e fundit përfshirë edhe derbin ndaj ish klubit, Barcelona, sfidë në të cilën “Los Rijoblancos” dolën fitimtar.

Mbetet të shihet nëse Suarez do arrijë në kohë të shërohet nga COVID-19 dhe e ka të detyrueshme të dal negativ në test.

Të ngjajshme

Rrënqethëse: Rrëfimi i fundit i Maradonës para mjekut personal

albswiss.com

Shënon Hazard, fiton Reali

albswiss.com

2020-ta, vit i Juventusit ne Itali

albswiss.com