Alb'swiss TV
Lajme

Rritje e shpejt e rasteve me Covid-19 në Prizren, ja çka thonë mjekët

rritje-e-shpejt-e-rasteve-me-covid-19-ne-prizren,-ja-cka-thone-mjeket

Rritja me shpejtësi e rasteve pozitive po e shqetëson stafin mjekësor.

Ndonëse në spitalin e Prizrenit ende ka kapacitete rritja me shpejtësi e rasteve të reja po e shqetëson stafin mjekësor.

Që nga 12 nëntori komuna e Prizrenit ka nis të bëjë teste serologjike për personat që kanë dyshime se janë prekur nga covid-19.
Por siç deklaron Drejtoresha e Shëndetësisë, Narcize Anërliu, këto teste nuk po bëhen pa referimin e mjekut të familjes ndërkohë numri i rasteve pozitive ashtu si në gjithë vendin ka pësuar rritje të shpejtë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare arrin të bëjë 100 teste në ditë dhe një numër i konsiderueshëm i pacientëve nga Prizreni janë të shtrirë në spital thotë ajo.

Megjithëse spitali rajonal ka kapacitete, rritja me shpejtësi e numrit të të infektuarve po e shqetëson drejtorin e spitalit, Afrim Avdaj.

Ndërkohë policia rajonale në Prizren është duke u angazhuar maksimalisht me inspektime të kohëpaskoshme bashkë me inspektorët komunale për të monitoruar zbatimin e masave./RTK

Të ngjajshme

Haradinaj e zyrtarë të AAK-së bëjnë fushatë në Drenas, nuk respektohen masat anti-Covid

albswiss.com

Donika Kadaj-Bujupi lë të hapur mundësinë e moskandidimit për deputete

albswiss.com

Reagojnë vetetanët pas fjalimit emoacional të Jakup Krasniqit në Hagë

albswiss.com