Nga Dardan Kajtazi
Si çdo dimër të ftohtë edhe dimri i viti 2015 për mua ishte i tillë dhe i paharrueshëm , ndoshta mund them se ishte me i ftohtë nga të gjithë dimrat e jetës sime që kisha kaluar, jo vetëm për nga të ftohtit që vinte nga jashtë por shumë i ftohtë edhe në zemrën time sepse mora një vendim shumë të vështirë për një të ardhme më të mirë… Pikërisht, me datën 19.01.2015 që i binte një ditë e diel, mora rrugën për ta lëshuar vendlindjen… Ishte një ditë shumë e ngarkuar, plotë stres e mendime. Një gjë më mundonte vazhdimisht: A ishte vendim i duhur? – Kjo që po bëja.. Si do të shkoja në një vend dhe të filloja një jetë tjetër, një jetë të re?…
Shkova në Prishtinë që të bëja rezervimin e udhëtimit, mirëpo si për habi, nuk kishte bileta për atë ditë. Por pasi kisha vendosur, atëherë nuk humba shpresat dhe shikova linjat tjera . Në stacion të autobusëve ishte rrëmujë, krijohej përshtypja se gjithë rinia e Kosovës po donin të merrnin rrugën e mërgimit. Pas pak çasteve, aty takova një njeri zemërmirë, i cili më udhëzoj të shkoja në drejtim të Lipjanit .
Ishte ora 19:40 e mbrëmjes dhe rezervuam biletat. Në ora 4:00 të mëngjesit ishte koha që të niseshim në rrugën të cilën e kishim ëndërruar, pavarësisht sfidave që mund të më prisnin. Në atë mëngjes të ftohët ishin të zgjuar e gjithë familja për të më uruara udhë të mbarë, por me i pikëlluari dukej të ishte Babi im (sado që rritësh për prindin je prapë një fëmijë i vogël) i cili me shoqëroj deri në Prishtinë, ku aty u takova me dy shokët që do të ushtonim se bashku dhe vazhduam udhëtimin me autobus.
Mërzia dhe ngrysja nuk mungonin dhe na përcollën gjatë gjithë udhëtimit. Gjatë rrugës për në Podujeve dëgjonim lloj-lloj bisedash dhe hamendjesh, me pretekstin se policia e Kosovës do të na ndaloj të kalonim kufirin dhe pas një pauze 15 minutave vazhduam rrugën drejtë kufirit. Në kufi po prisnim radhë dhe papritur një person na u drejtuat duke na thënë:” Që të kalonim kufirin duhet të paguanim me të holla në të kundërtën nuk do të kalojmë kufirin” edhe pse gjithë dokumentacionin kishim në rregull, pas 15 minuta papritur hyn në autobus një polic nga institucionet e Kosovës dhe insistoj të gjente personin që kërkoj të holla për interesa të veta ,por aj person tanimë ishte zhdukur.
Me gjithë ato problem që kishim me datë 20 kaluam kufirin e Kosovës dhe mbas 6 ore mbërritëm në stacionin e autobusëve në Beograd, vazhduam morëm bileta për në drejtim të Hungarisë. Duke marrë rrugën për në një fshat të Hungarisë që ishte afro 3 kilometra ku ishim, na duhej gjithsesi të merrnim një taksi, ndryshe ishte e pamundur të arrijmë. Gjatë atij rrugëtimi kishim shumë provokime, ne ishim të detyruar të hynim në një autobus të nxënësve të cilit udhëtonin për në shkollë duke na kërkuar 150€ për person.
Ne për shkak të ngarkesës, stresit, emocioneve, provokimeve nuk flisnim asgjë vetëm pritnim momentin që të mbërrinim në Hungari. Gjatë rrugës shikuam një furrë buke dhe vendosem që të ndalonim të merrnim ushqim dhe të na tregonin udhëzimet për drejtimet në vazhdim, e mira ishte sepse të gjithë na flisnin shqip duke na udhëzuar në drejtim të hekurudhës, në qoftë se donim të kalonim vet kufirin dhe vazhduam me plotë shqiptarë të tjerë që kishin marrë këtë rrugëtim.
Por gjatë rrugës takonim serb që na kërkonin të holla dhe na udhëzonin në drejtim të gabuar dhe prapë na kërkonin të holla që të ktheheshim në rrugën e drejtë.
Por fati jonë i mirë u larguam nga aj person mizorë që luan me ndjenjat e njerëzve të pafajshëm.
Policia serbe kishte kapur shumë persona diku afër 20 të tillë dhe në atë moment u largua aj person nga ne, por sado që menduam që u çliruam sfidat ishin çdo herë me ne, në afërsi rreth 200 metra vërejtëm një makinë të policisë serbe, ishim të detyruar të shtriheshim për tokë që të mbrohemi, ishte ora dikur 21:30 e mbrëmjes, ishte lagështi ishim të ngarkuar me çanta kishte persona që ishin rrokullisur gjatë atyre momenteve që mbetën edhe të lënduar me pas.
Fati ishte në anën tonë, papritmas pamë një grup shqiptarësh dhe ju bashkuam, ata kishin paguar policin serbe, vazhduam rrugën duke ecur ishte ora 3:00 e mëngjesit, duke vazhduar rrugën u përballem me lumin Tisa, pa u ndalur, ne vazhdonim të ecnim… Më pas arrijmë në një fshat pa e ditur që ne tanimë kishim mbërritur në Hungari .
Në një oborr vërejtëm një makinë dhe kur shikuam tabelat e vërejtëm që jemi në Hungari. Vazhduam rrugën drejtë takuam një polic dhe na udhëzoj që të ecnim në atë drejtim që ishim duke ecur dhe papritur shikuam dy makina të policisë. U afruam dhe filluan duke na thënë “Nema Panika”, (Pa panik) ishte ora rreth 15:00 pasdites e datës 22. Ata na dërguan në një sallë peshkimi ishte ambient i njohtë dhe aty qëndruam deri në 00:00 të natës, dhe me pas erdhi policia hungareze duke na marrë me forcë edhe pse ishim në gjumë dhe na hipën në makinat e të burgosurve.
Gjatë kësaj rruge bënte një i ftohtë i papërballueshëm. Ne mundoheshim të ndihmonim njëri- tjetrin, sepse nuk dinim se ku po na dërgonin. Gjatë një ore rrugë mbërritëm në burgun e qytetit Seget. Aty ishin plotë emigrant, ku ne së pari shkuam të qendra e regjistrimit që ishte prapë një sfidë tepër e rendë, sepse filluan të talleshin me ne, duke përdorë dhunë psikologjike prej secilit prej nesh qoftë mashkull apo femër. Një burrë duke na konfiskuar telefonat, dhe na dërgoj në një qendër ku ishte një rrëmujë e madhe ku as në këmbë nuk kishte hapësirë që të qëndronim.
Pas katër ditësh, duke përballuar me një situate të rënd ku nuk kishim as gjërat elementare për jetë: ushqim, ujë, fjetje… Me datë 26 na dërguan në një zyre të azilit në qytetin të quajtur Zeget, kur hymë aty pothuajse me humbi interesimi për të vazhduar ngase gjendja çdo herë e me shumë ishte me e frikshme, çdo cep që shikoja nuk kishte asgjë tjetër përpos mbishkrime me fyerje e mallkime të ndryshme mbi popullin e Kosovës, emra të qyteteve… Pyetja që më sillej me së shumti nëpër kokë ishte : A do të dilnim të gjallë nga këtu?!… çka do ndodh me ne?..
Pas kësaj filluan procedurat e regjistrimit. ishte një situatë e vështirë kaluam pesë ditë nëpër burgje pa ngrënë. Në një moment duke shkuar shohim një paletë me bukë edhe qumësht në krye të objektit. Një djalë nga Prishtina shkoj e na solli bukën e qumështin. Ishim afër 15 persona që kishim mbetur në radhë duke pritur regjistrimin. Papritur sigurimi kishin kuptuar se kemi marrë bukën dhe qumështin dhe ata filluan presionin të tregonim se kush nga ne e kishte bërë këtë. Ne vendosëm të mos e tregonim por djali nga Prishtina ishte ai që vet u lajmërua. Ata e keqtrajtuan atë por, ai kishte treguar guxim e vendosmëri.
Pas qëndrimit aty, në një nga ditët vjen një taksi me ofertën për të udhëtuar në drejtim të Budapestit. ishin 4 persona dhe ne u detyruam të paguanim nga 150€ për të arritur në Budapest. Pas një pushimi në hotel “Europa” kemi vazhduar në drejtim të stacionit të trenit për prerë biletat për në qytetin gjerman Mynhen. Kjo ishte vetëm një pjesë nga rruga ime drejt kurbetit. Ishin kohë të vështira dhe shqiptarët e Kosovës ishin privuar nga lëvizja e lirë pa viza. Sot, kur e kujtoj sikur më rrëqethet trupi. Sot megjithëse jam stabilizuar, megjithëse shkruaj dhe kompozoj tekste këngësh…Kjo rrugë ka mbetur e pashlyer në kujtesën time si të shumë mërgimtarëve tjerë që kanë provuar këto kohë dhe këto rrugë…