Scholes i dëshpruar pas barazimit Manchetser- Milan – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Scholes i dëshpruar pas barazimit Manchetser- Milan

scholes-i-deshpruar-pas-barazimit-manchetser-milan

Scholes tregon se cili ekipi e meritonte fitoren në ndeshjen Manchester United-Milan.

Paul Scholes beson se Manchester Unitedi nuk e meritonte një barazim kundër Milanit dhe fajëson portierin Dean Henderson për golin e barazimit të shënuar nga Simon Kjaer.

Rossonerët morën një barazim 1-1 në Old Trafford në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.

“Ole Gunnar Solskjaer tha që ata e meritonin një barazim, por nuk mendoj se e merituan”, ka thënë fillimisht Scholes për BT Sports.

“Është një rezultat i keq. 1-1 në shtëpi është një rezultat i keq. Ne e dimë që ata janë të mirë jashtë shtëpisë, por ata duhet të shkojnë dhe të provojnë tani në ndeshjen e dytë e cila nuk do të jetë e lehtë”.

“Ne kemi parë cilësitë që ata kanë. Ata do të marrin përsëri disa nga lojtarët e tyre më të mirë. ‘Është ndeshje në ekuilibër, por Milani duhet të jetë favorit i lehtë vetëm për shkak të golit që kanë shënuar jashtë”.
Ish-reprezentuesi i Anglisë fajësoi Dean Henderson për golin e barazimit në minutën e fundit nga Kjaer.

“Ai duhet ta ruajë atë, unë mendoj se ai është përpjekur ta bëjë atë pak më të vështirë seç duhet të ishte”, përfundoi anglezi.

Të ngjajshme

Chelsea kalon lehtësishtë në gjysmëfinale të FA Cup

albswiss.com

Milan dhe Real Madrid po i shkëmbejnë yjet

albswiss.com

Kapiteni i Kosovës rrëfehet: Gjykatësi serb i tha babait tim “ik sepse lufta po vjen

albswiss.com